Bulevardi Zogu I , Tirane
Jepet me qira apartament dupleks 4+1 në një nga zonat më qendrore dhe të kërkuara të Tiranës, në Bulevardin Zogu I, shumë pranë ish-Stacionit të Trenit dhe vetëm 200 metra nga sheshi Skënderbej. Prona ndodhet në katin e 3-të dhe 4-t të një pallati ekzistues buzë rrugës kryesore dhe ofron akses të menjëhershëm në institucionet shtetërore, transport publik dhe të gjitha shërbimet kryesore. Apartamenti ka një organizim funksional në dy nivele me katër dhoma gjumi, ambient ndenjeje dhe kuzhinë të përbashkët, dy tualete dhe ballkone me dritë natyrale. Jepet totalisht i mobiluar dhe është i përshtatshëm për një familje me deri në gjashtë anëtarë. Zona është historike, e zhvilluar dhe ideale për ata që kërkojnë komoditet në zemër të qytetit. Qiraja është 1000 euro/muaj, me mundësi negocimi. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni.