Jepet me qira një ambient zyre funksional dhe i sapo restauruar në katin e 7-të të një pallati të mirëadministruar me dy ashensorë, në një ndërtesë ku zhvillohen kryesisht aktivitete komerciale. Zyra ka një sipërfaqe neto prej 130 m² dhe është e orientuar nga jugu, duke përfituar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Organizohet në katër ambiente të ndara, një koridor shpërndarës dhe funksional, dy tualete dhe dy ballkone. Ambienti ofrohet i përfunduar me punime cilësore dhe i pajisur me kondicionerë, duke e bërë gati për përdorim të menjëhershëm dhe shumë të përshtatshëm për biznese që kërkojnë komoditet dhe funksionalitet në një zonë të frekuentuar të qytetit. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.