Rruga 40 Shenjtoret, Lagjia 1, Sarandë 9701 , Sarande
Shitet apartament 1+1 me sipërfaqe totale 98 m², i pozicionuar në qytetin bregdetar të Sarandës, vetëm pak metra larg vijës së detit. Apartamenti ndodhet në një ndërtesë të re me 10 kate dhe ashensor, ndërtuar me standarde bashkëkohore dhe e pajisur me dokumentacion të rregullt ligjor. Ambienti është i organizuar në një dhomë gjumi, një sallon ndenjeje me kuzhinë të përbashkët, një tualet dhe një ballkon të bollshëm rreth 15 m², i cili ofron ndriçim natyral dhe pamje të hapur. Apartamenti ofrohet i përfunduar dhe gati për banim ose investim, duke qenë një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë një pronë pranë detit, si për përdorim personal ashtu edhe për qira sezonale. Zona është e zhvilluar, me infrastrukturë të mirë dhe akses të lehtë në shërbimet që ofron qyteti i Sarandës. Çmimi i shitjes është 165,665 €. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.