Jepet me qira një zyrë prestigjioze me sipërfaqe 228 m² pranë Kuvendit. E pozicionuar në katin e 15-të, kjo hapësirë ofron jo vetëm një vendndodhje qendrore e strategjike, por edhe një ambient pune modern dhe përfaqësues. Organizimi i brendshëm përbëhet nga disa ambiente pune të ndara me mure ose vetrata xhami. Përveç kësaj, zyra ka tualete funksionale dhe një koridor shpërndarës të bollshëm që e bën hapësirën praktike dhe komode për çdo lloj aktiviteti profesional. Zyra jepet me mundësinë e përshtatjes sipas nevojës së klientit – e mobiluar ashtu siç është aktualisht ose bosh, gati për arredim sipas stilit të kompanisë. Një zgjedhje ideale për kompani ndërkombëtare, zyra përfaqësimi apo çdo aktivitet që kërkon standard të lartë dhe akses direkt në qendër të Tiranës. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.