Në një nga rezidencat më elitare dhe të qeta të Tiranës, ofrohet për shitje një vilë 3-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 329.8 m², e konceptuar për të ofruar rehati maksimale dhe stil bashkëkohor jetese. Vila është e organizuar në kat përdhe, kat të parë dhe papafingo. Hapësirat përfshijnë 2 sallone të bollshme, një kuzhinë open space, 4 dhoma gjumi, 5 tualete, 2 garderoba (walk-in closet), dhomë lavanderie, dhomë magazinimi dhe garazh. Përveç këtyre, prona ofron 3 ballkone me pamje të hapura dhe ndriçim natyral, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe funksional për gjithë familjen. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.