Stadiumi Dinamo , Tirane
Apartamenti me tre dhoma gjumi ndodhet në një lagje shumë qendrore, me të gjitha shërbimet e nevojshme vetëm disa hapa larg. Ndërtesa është e re, e ndërtuar me standarde të larta, dhe ofron 115 m² hapësirë të brendshme me një sallon, zonë ngrënieje dhe kuzhinë në plan të hapur, të mobiluar me arredim modern dhe të pajisur me elektroshtepiake cilësore. Organizimi përfshin dy banjo, njëra e pozicionuar në mënyrë të përshtatshme pranë dy dhomave të fëmijëve dhe tjetra si banjo en-suite e dhomës kryesore. Një verandë me orientim nga veriperëndimi, si dhe disa dritare të shumta me orientim nga verilindja, sigurojnë dritë natyrale gjatë gjithë ditës.