Godinë Multifunksionale me Qira Godina është zhvilluar në 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë. Struktura karakterizohet nga një volum i pastër arkitektonik, me dalje konsol prej 1 metri në dy katet e sipërme në drejtim të rrugës kryesore, duke i dhënë fasadës ballore një pamje moderne dhe të theksuar. Në anën veriore, është krijuar një thyerje e fasadës në katin përdhe, në mënyrë që hyrja dytësore të jetë më e dallueshme dhe funksionale. Godina ka strukturë betoni të armuar me sistem tra-kolone, duke garantuar qëndrueshmëri dhe fleksibilitet për funksione të ndryshme. Mund të jepet me qira e gjitha ose sipërfaqe të veçuara sipas kateve, me çmimet si më poshtë: Kati -1: 3,994 € Kati 0: 6,847 € Kati 1: 5,824 € Kati 2: 4,659 € 📞 Kontaktoni për më shumë informacion dhe për të parë video të pronës.