Rruga Don Bosko , Tirane
Në një nga rezidencat më të reja dhe moderne të zonës Don Bosko, ofrohet për shitje një apartament i organizuar në mënyrë funksionale me sipërfaqe bruto 108 m² dhe neto 94 m². Ndodhet në katin e 8-të të një ndërtese të sapo përfunduar, me orientim lindje-perëndim që siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Apartamenti përbëhet nga 2 dhoma gjumi (njëra me tualet personal dhe dalje në ballkon), një ambient ndenjeje me kuzhinë të përfshirë, koridor shpërndarës dhe një tualet të përbashkët me dritare. Një mundësi ideale për banim në një zonë të qetë dhe të zhvilluar pranë qendrës së Tiranës. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.