Rruga Mihal Popi , Tirane
Apartament 2+1 me sipërfaqe 90 m², me qira pranë Stadiumit Dinamo, në një nga zonat më të preferuara për jetesë në Tiranë. Apartamenti ofron një sallon të bollshëm me kuzhinë të përfshirë, dy dhoma gjumi, një tualet, dollap walk-in dhe organizim funksional që siguron komoditet dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Ndodhet në një ndërtesë të mirëmbajtur dhe shumë pranë faciliteteve kryesore të qytetit, ideale për familje apo çifte që kërkojnë një shtëpi në një zonë të qetë, por qendrore. Jepet me qira për 800 €/muaj. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.