Rruga Selita e Vjeter , Tirane
Ofrohet për shitje një apartament i organizuar në mënyrë funksionale, me sipërfaqe 121 m², i pozicionuar në katin +1 një ndërtese të mirëmbajtur pa ashensor (viti 2016), pranë Xhamisë së Selitës. Ambienti përbëhet nga një sallon i hapur me kuzhinë “open-plan”, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone me orientim jug-lindje, që sigurojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Dhoma matrimoniale ka edhe një hapësirë për gardërob. Apartamenti modern, tërësisht i mobiluar është i përshtatshëm si për banim familjar, ashtu edhe për investim në një nga zonat më të qeta dhe të aksesueshme të Tiranës. Apartamenti është i dhënë me 600 euro/muaj deri në dhjetor 2026. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.