Apartament luksoz me 2 dhoma gjumi me qira pranë Liqenit Artificial të Tiranës, i përbërë nga dy dhoma gjumi, dy tualete dhe një ambient i hapur ndenjeje dhe kuzhine me zonë ngrënieje. Apartamenti ndodhet në një godinë të re, të ndërtuar sipas standardeve të larta, dhe është i mobiluar me arredim modern, elegant dhe krejtësisht të ri. Një nga avantazhet kryesore është vendndodhja e shkëlqyer, vetëm pak minuta në këmbë nga Liqeni Artificial dhe Parku i Madh i Tiranës, në një nga zonat më të preferuara të qytetit, me kafene, restorante dhe të gjitha facilitetet e nevojshme shumë pranë. Na kontaktoni për të organizuar një vizitë.