Kjo vilë dy-katëshe ofron komoditet, privatësi dhe qetësi në një ambient të ndriçuar natyralisht; kati i parë përfshin sallon me kuzhinë të integruar, një banjë dhe verandë me pishinë dhe jacuzzi, ideale për relaks dhe mikpritje, ndërsa kati i dytë ka tre dhoma gjumi të pajisura me kondicioner inverter, smart TV dhe Wi-Fi individual, si edhe dy banjo shtesë, me pamje panoramike nga Liqeni i Farkës nga dritaret dhe ballkoni; vila ka orientim lindor që siguron dritë dhe ngrohtësi gjatë gjithë ditës, sistem panelesh diellore për kursim energjie, furnizim me ujë 24 orë, kopsht të gjelbëruar me pemë frutore dhe dekorative, kamera sigurie të instaluara në perimetrin e pronës për siguri maksimale, dhe ndodhet vetëm rreth 100 metra nga pedonalja dhe shëtitorja e re e liqenit.