Bulevardi Gjergj Fishta , Tirane
Jepet me qera ambient biznesi në një nga rezidencat më të reja dhe moderne në qytet, Corner Residence, një kompleks me 15 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë. Ambienti ndodhet në katin 0, me sipërfaqe ndërtimi 91.3 m² dhe sipërfaqe totale 100.4 m², ideal për aktivitete të ndryshme biznesi si zyra, klinika, dyqane apo shërbime të tjera. Projekti përfundon në verën e vitit 2026, duke ofruar standarde bashkëkohore ndërtimi dhe pozicion strategjik për zhvillimin e biznesit tuaj. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.