Apartament 3+1 për shitje në Bllok, në një nga zonat më elitare dhe të kërkuara të Tiranës, ideale si për banim ashtu edhe për investim. Apartamenti ka sipërfaqe bruto 160.3 m² dhe ofron hapësira të bollshme me organizim funksional. Prona ndodhet në një zonë shumë të frekuentuar dhe me akses të menjëhershëm në shërbime, restorante, biznese dhe jetën dinamike të qytetit. Apartamenti gjithashtu jepet me qira për 3500 euro në muaj, duke e bërë një mundësi shumë të mirë investimi me të ardhura të garantuara. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.