Rruga Haxhi Dushku , Tirane
Apartament 3+1+2 për shitje në By Long Hill Residence, një nga komplekset më elitare pranë Tiranës, që ofron qetësi, ajër të pastër dhe standarde të larta jetese. Afërsia me qendrën e qytetit e bën këtë pronë shumë tërheqëse si për banim familjar ashtu edhe për investim, me potencial të lartë për qira ditore apo afatgjatë. Kompleksi karakterizohet nga hapësira të gjelbërta, ambiente relaksuese dhe parkim i dedikuar, ndërsa apartamenti ofron organizim perfekt me sallon të bollshëm, kuzhinë moderne, 3 dhoma gjumi, 3 banja dhe ballkon, duke garantuar komoditet dhe privatësi maksimale pasi ndodhet në katin e tretë (të fundit) të një ndërtese me 4 kate. Ajo që e bën këtë pronë edhe më tërheqëse është se ofrohet me çmim kleringu, më i favorshëm se ndërtuesi, një mundësi reale për blerje inteligjente. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.