Palasa Beach , Dhermi
Apartament 2+1 për shitje në Sun Palasë Residence, një kompleks rezidencial bashkëkohor i pozicionuar pranë bregdetit, i cili spikat për cilësinë e lartë të ndërtimit dhe dizajnin modern. I vendosur në një zonë të qetë dhe të rrethuar nga natyra, por njëkohësisht pranë pikave kryesore turistike të rivierës, ky projekt ofron një stil jetese komod dhe relaksues. Apartamenti ka një sipërfaqe 145.07 m² bruto dhe 122.94 m² neto, ndodhet në katin 2 dhe është i organizuar me sallon dhe kuzhinë, dy dhoma gjumi dhe një tualet, duke ofruar hapësirë shtesë dhe duke e bërë një zgjedhje të shkëlqyer si për banim ashtu edhe për investim. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.