Shitet garsionere komode me sipërfaqe 30 m² neto, e ndodhur në katin e 4-të të një pallati ekzistues në një nga zonat më të kërkuara dhe me akses të menjëhershëm në kryeqytet, tek Rruga Muhamet Gjollesha (zona 21 Dhjetori). Ambienti është i organizuar mirë, me ndriçim natyral dhe është ideal si për banim për një ose dy persona, ashtu edhe për investim (pasi zona ka kërkesë të jashtëzakonshme për qira afatgjatë ose ditore). Ndodhet shumë pranë fakulteteve, stacioneve të autobusit dhe të gjitha komoditeteve të nevojshme urbane. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.