Blv. Gjergj Fishta , Tirane
Jepet me qira apartament 2+1+2 në Bulevardin Gjergj Fishta, pranë Drejtorisë së Policisë, në një godinë të re me 2 ashensorë. Apartamenti ka sipërfaqe 120 m², ndodhet në katin e 6-të dhe ka orientim jugor, duke ofruar ndriçim natyral gjatë ditës. Organizohet në sallon të bollshëm, kuzhinë të veçuar, 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete dhe është i pajisur me sistem filtrimi uji për të gjithë apartamentin, kondicionim në çdo ambient, elektroshtepiake të klasës A++, lavatriçe dhe tharëse. Disponohet edhe parkim në godinë me pagesë ekstra.