Kjo vilë është mbi tre kate në një zonë të bukur që po fiton shumë popullaritet së fundmi. Kati i pare perbehet nga nje tualet me ballkon, tualeti ka nje xhakuzi te bukur i cili eshte gjithashtu nje dush, eshte nje tipar shume i lezetshem dhe unik. Gjithashtu ne te njejtin kat gjejme nje ambjent te hapur kuzhine, salle ngrenie dhe dhome ndenje me nje oxhak te bukur me tipare tullash dhe druri. Kati i dyte perbehet nga dy dhoma gjumi te mobiluara dhe nje tualet. Dhoma kryesore e gjumit ka dollapë druri nga dyshemeja deri në tavan, një seksion per makijazh, mbajtëse nate dhe veçori të tjera prej druri që mund të përdoren si rafte librash, zona për karikimin e telefonit/laptopit dhe më shumë. Dhoma e dytë e gjumit ka krevat marinari me dollape dhe një tavolinë për detyrat e shkolles, gjithashtu ka dollapë nga dyshemeja deri në tavan që përputhen me ngjyrat e krevatit dhe një ballkon. Kati i tretë është plotësisht i hapur dhe mund të përdoret për një sërë aktivitetesh. Përbëhet nga një verandë e madhe me pamje nga verilindja, dritare të mëdha në të gjithë murin me pamje nga lindja që lejojnë shumë rrezet e diellit dhe japin akses në pamje të bukura dhe një ballkon tjetër në pjesën e pasme, një zonë e bukur që nëse përdorni imagjinatën tuaj mund të kthehet në diçka vërtetë e veçantë. Kontaktoni për një vizitë!