Ky ambient zyre me sipërfaqe 143 m² ndodhet vetëm disa hapa larg Sheshit Skënderbej, në një ndërtesë të re në qendër të Tiranës. Ambienti përfshin dy tualete, dy ballkone, verandë, kuzhinë të pajisur, zyrë administrate dhe ambient arkive. Prona disponon parket, ndriçim elegant dhe sistem monitorimi me kamera, duke ofruar një ambient profesional dhe komod pune. Gjithashtu, hapësira mund të përshtatet edhe për përdorim rezidencial si apartament. Në çmimin e qirasë përfshihet edhe një vend parkimi.