Bulevardi Zhan D'Ark , Tirane
Ky apartament ndodhet në një rezidencë moderne të ndërtuar vitet e fundit, në një zonë të zhvilluar pranë Maternitetit të Ri në Ali Demi. Me një sipërfaqe totale prej 116 m², apartamenti ofron një organizim të përkryer dhe hapësira të ndriçuara natyralisht. I pozicionuar në katin e dytë të banimit, apartamenti përbëhet nga një sallon ndenjeje i madh me kuzhinë të integruar, 2 dhoma gjumi komode, një ballkon i bollshëm, 2 tualete moderne dhe një depo të përshtatshme për ruajtjen e sendeve. Vendndodhja e tij e favorshme ofron akses të lehtë në shkolla, qendra tregtare, institucione shëndetësore dhe transport publik, duke e bërë këtë pronë ideale për ata që kërkojnë rehati, prakticitet dhe një stil jetese urban. Gjithashtu ofrohet mundesia per nje parkim dhe depo, me cmim shtese.