Vila me qira e cila ndodhet në zonën e Pazarit të Ri, në qendër të Tiranës, dhe ofron një sipërfaqe prej 165 m² hapesire e brendshme(neto). Ajo është e pozicionuar në katin e perdhes dhe është rrethuar nga një oborr i madh me kopësht. Hapësira e brendshme është e organizuar në një sallon të madh me ambjent pritës, duke shpërndarë dy dhoma. Dhoma kryesore është e bollshme, ndërsa dhoma tjetër ka tre krevate tek. Vila ka edhe një korridor shperndares që lidh pjesën tjetër të shtëpisë, duke përfshirë një tualet, një dhomë të madhe për lojra ose për vegla palestre, një lavanderi. Kuzhina është e bollshme dhe e pajisur mirë. Mobilimi është klasik dhe i ngrohtë. Përveç kësaj, vila ka një depo të madhe, e cila mund të shërbejë si magazinë. Orientimi i vilës është lindje-perëndim. Çmimi i qirasë është 2500 Euro në muaj.