Një apartament 1+1 i sapopërfunduar, i mobiluar me shije dhe dizajnuar në stil modern, i ndodhur në një zonë të qetë pranë shkollave dhe shërbimeve të përditshme. Hyrja të çon në sallonin e ndriçuar natyralisht dhe në kuzhinën me plan të hapur, me dalje direkte në oborr dhe një fasadë xhami në të gjithë murin që lejon dritë të bollshme, ndërkohë që ofron edhe privatësi falë projektimit të menduar me kujdes. Përballë hyrjes ndodhet dhoma matrimoniale, e cila gjithashtu ka një dritare të madhe që mbush ambientin me dritë natyrale dhe ruan intimitetin. Në të majtë të hyrjes ndodhet tualeti modern, që është në përfundim të detajeve të fundit. Apartamenti është i pajisur me elektroshtepiake krejtësisht të reja dhe është gati për të pritur banorin e parë. Çmimi përfshin shpenzimet për ujin dhe internetin, ndërsa parkimi është i lehtë për t’u gjetur në lagje.