Në shitje apartament 2+1 me sipërfaqe totale 107.06 m² bruto dhe 91.90 m² neto, i pozicionuar në katin e 8-të të një rezidence të re në ndërtim në zonën e Kamzës. Godina është e organizuar në 9 kate banimi dhe 1 kat nëntokë. Apartamenti përbëhet nga një sallon dhe kuzhinë me plan të hapur, dy dhoma gjumi, nje tualet dhe një ballkon me dalje nga një prej dhomave të gjumit. Me orientim jug-perëndim, ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Ka pamje dhe brenda kompleksit.Ky apartament është një mundësi shumë e mirë për banim në një zonë në zhvillim të Tiranës, me një çmim tepër konkurrues prej vetëm 86,000 euro.