Apartamenti 2+1 ndodhet në zonën e kërkuar të Don Boskos, shumë pranë Gjykatës Administrative, dhe ofron një sipërfaqe bruto prej 108.03 m² dhe neto 94.15 m². I pozicionuar në katin e 8-të të një ndërtese me 8 kate banimi, ky apartament përbëhet nga një ambient i hapur ndenjeje dhe gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete (njëri i pozicionuar në dhomën matrimoniale) si dhe një ballkon me dalje nga salloni. Me orientim veri-lindje, apartamenti përfiton ndriçim natyral të mjaftueshëm dhe një ambient të freskët. Rezidenca ku ndodhet apartamenti karakterizohet nga cilësi e lartë ndërtimi, fasadë të ventiluar, rifinitura moderne dhe hapësira të gjelbra. Zona është ideale për familje, e rrethuar nga çerdhe, shkolla, parqe dhe qendra tregtare, duke e bërë atë një mundësi shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim. Çmimi i shitjes është 181,000 euro.