Long Hill , Tirane
Vilë 3-katëshe pranë TEG, ndërtim modern, e dizajnuar me shije dhe me materiale cilësore të përzgjedhura me kujdes. Kati përdhe (122 m2) është i konceptuar të përfshijë ambient ndenjeje, ngrënieje dhe gatimi open-space, dhomë gjumi matrimoniale me tualet privat, dhomë gjumi tjetër, tualet, depo/lavanderi dhe dhomë teknike (outdoor). Zona e ditës ka disa aksese direkte në verandën e madhe dhe të mbuluar që rrethon vilën. Në katin +1 (134 m2) ndodhet një ambient i bollshëm ndenjeje dhe ngrënieje me oxhak dhe me ballkon, si dhe një kuzhinë moderne dhe ambient ngrënieje open-space me dalje direkte në verandë. Ky kat përfshin edhe një dhomë gjumi dhe një tualet. Kati +2 (149 m2) përfshin një dhomë gjumi matrimoniale me garderobë dhe tualet privat, një dhomë gjumi tjetër, një tualet dhe një zonë dite me dalje në ballkon, që mund të shërbejë si dhomë ndenjeje, studio apo hobby room. Dritaret e mëdha dhe të larta sigurojnë ndriçim natyral optimal, ndërsa atriumi që përshkon dy kate shton ndjesinë e hapësirës dhe madhështisë. Vila ofron sistem shume cilesor kondicionimi HVAC nga Daikin. Kati përdhe është konceptuar të funksionojë edhe në mënyrë të pavarur nga dy katet e sipërme. Siperfaqja totale e ndërtimit pa llogaritur verandat përkatëse është 405 m2. Oborri prej 587 m² është i gjelbëruar me pemë dhe lule dhe është shumë i mirëmbajtur. Ne dispozicion jane dhe 2 vende parkimi. Vila është (pjesërsisht) e mobiluar. Vila jepet me qira bosh, me çmimin 3,000 euro/muaj neto. Pyet për çmimin nëse të intereson dhe mobilim (i pjesshem). Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni tani.