Rruga e Barrikadave , Tirane
Jepet me qira apartament 2+1 i sapo përfunduar në një ndërtesë të re të vitit 2024, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit – Rruga e Barrikadave. Ndodhet shumë pranë qendrës së Tiranës, pa shkuar tek gjimnazi “Sami Frashëri”, duke ofruar akses të menjëhershëm në çdo facilitete të nevojshme si transport, arsim, shërbime dhe argëtim. Apartamenti është i pozicionuar në katin e 3-të të pallatit dhe ka një sipërfaqe prej 104 m². Ka orientim jug, çka garanton ndriçim natyral të bollshëm gjatë gjithë ditës dhe një ambient të ngrohtë e mikpritës. Ambientet janë të dizajnuara me një planimetri funksionale dhe moderne, duke ofruar hapësirë të bollshme për jetesë komode. Zgjidhje ideale për këdo që kërkon cilësi ndërtimi, komoditet dhe vendndodhje qendrore. Nuk lejohen qente. Qiraja: 1000 €/muaj (e diskutueshme). Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni.