Rruga Vilave , Tirane
Disponohet për shitje një apartament modern në rezidencën “By Long Hill Residence”, një nga komplekset më prestigjioze dhe të kërkuara pranë TEG-ut, në zonën elitare të Lundrës. Prona ka një planimetri praktike, që përfshirë 2 dhoma gjumi, 3 tualete, një lavanderi dhe një ballkon të gjerë me orientim nga Jug-Lindja që siguron ndriçim dhe pamje të këndshme. Apartamenti ndodhet në katin e dytë të një godine 5-katëshe dhe përfaqëson një mundësi ideale si për banim komod familjar, ashtu edhe për një investim afatgjatë. Qetësia e zonës, standardet e larta të ndërtimit dhe afërsia me qendrën tregtare TEG si dhe me rrugët kryesore e bëjnë këtë pronë tepër të vlefshme. Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni.