Rruga Ndre Mjeda , Tirane
Apartament 1+1 për shitje në Rrugën Ndre Mjeda, i pozicionuar pas qendrës Codor dhe përballë kompleksit Delijorgji, në një zonë shumë të aksesueshme dhe të preferuar për banim. Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të një pallati ekzistues dhe ka një sipërfaqe totale prej 59 m². Falë orientimit juglindje–perëndim, prona gëzon ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës dhe ambiente të ajrosura mirë. Është restauruar totalisht, me ambiente funksionale dhe të mirëorganizuara, duke e bërë të përshtatshëm si për banim, ashtu edhe për investim. Pozicioni ofron akses të shpejtë në rrugët kryesore, shërbime, markete, institucione arsimore dhe transport publik. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.