Rruga Xhaferr Shaba , Tirane
Në Kompleksin Rezidencial Park Houses në Mjull-Bathore ofrohet për shitje një apartament komod me tipologji 1+1, i pozicionuar në katin e parë të ndërtesës. Apartamenti ka një sipërfaqe neto prej 72.80 m2 dhe sipërfaqe bruto 85.90 m2. Ambienti është i organizuar në mënyrë funksionale me një dhomë gjumi, një sallon ndenjeje të shoqëruar me kuzhinë të konceptuar open space, një tualet dhe një ballkon që ofron ndriçim dhe ajrosje natyrale. Ndodhet në një kompleks të qetë dhe të mirëadministruar, i përshtatshëm si për banim familjar, ashtu edhe për investim. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.