Rruga Luigj Gurakuqi , Tirane
Në zemër të Tiranës, brenda kompleksit modern dhe inovativ Bazaar Gate, ofrohet për shitje një apartament 3+1 me sipërfaqe totale 155.2 m² dhe sipërfaqe banimi 124.3 m². Ndodhet në katin e 10-të dhe është i organizuar në një ambient ndenjeje me kuzhinë të integruar, tre dhoma gjumi, dy tualete, dy ballkone dhe koridor shpërndarës. Apartamenti ka orientim jug-perëndim, me pamje nga qendra e Tiranës. Sipërfaqja e bollshme krijon mundësinë për adaptimin e këtij apartamenti në një apartament 1+1 dhe një 2+1. Kompleksi “Bazaar Gate” përbëhet nga 27 kate mbi tokë dhe 4 kate parkimi nëntokësore, me hapësira tregtare të markave më të njohura, duke ofruar një standard të lartë jetese urbane. Objekti është në ndërtim dhe pritet të përfundojë në vitin 2029. Ky kompleks rezidencial dhe komercial në zemër të Pazarit të Ri sjell një koncept të ri jetese urbane, duke kombinuar artin, kulturën dhe ritmin metropolitane të kryeqytetit. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.