Shitet apartament i bollshëm luksoz me sipërfaqe totale prej 220 m² bruto, i pozicionuar në katin e 5-të të një ndërtese cilësore përgjatë Bulevardit Zogu I, një nga zonat më të kërkuara dhe qendrore të kryeqytetit. Ambienti përbëhet nga katër dhoma gjumi, një sallon i madh ndenjeje me kuzhinë të veçuar, dy tualete dhe dy ballkone me pamje të hapura. Apartamenti ofron hapësira të mëdha dhe është ideal për një familje të madhe ose për qëllime investimi/zyre në një vendndodhje elitare. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.