Rruga Limban Kaba , Tirane
Shitet apartament elegant 2+1+2 në kompleksin rezidencial Atlanta Luxury Residence, një nga ndërtesat më të reja dhe të mirëkuruara në zonën e Rrugës Limban Kaba. Ndodhet në katin e 8-të të një godine moderne me 10 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, dhe ofron një sipërfaqe neto prej 122.02 m². Ambienti është i organizuar me kujdes, me sallon të bollshëm dhe kuzhinë open-plan, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, dhe ka orientim lindje/perëndim që garanton dritë natyrale dhe qetësi gjatë gjithë ditës. Një zgjedhje e shkëlqyer për jetesë komode në një rezidencë të nivelit të lartë. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.