Rruga Haxhi Dushku , Tirane
By Long Hill Residence sjell një standard të ri jetese në Mjull Bathore, vetëm 1 minutë larg nga TEG dhe 5 minuta nga zemra e Tiranës. Kompleksi modern ofron apartamente të projektuara me kujdes për t’u përshtatur me stilin e sotëm të jetesës, duke kombinuar komoditetin, funksionalitetin dhe elegancën arkitekturore. Në shitje është një apartament me tipologji 2+1+3, i organizuar në një ambient ndenje dhe ngrënie me kuzhinë të vecuar, dy dhoma gjumi, tre tualete, lavanderi, një ballkon dhe një verandë që ofron dritë natyrale të bollshme falë orientimit jug-perëndim. Apartamenti ndodhet në katin e dyte, me sipërfaqe bruto 168.66 m² dhe sipërfaqe neto 150.81 m², duke ofruar hapësirë të bollshme dhe funksionale për çdo familje. Për lehtësimin e blerjes, ofrohet edhe mundësia e pagesës me këste: 30% në momentin e nënshkrimit të kontratës. 30% pas 4 muajsh. 20% pas përfundimit të karabinasë. 20% në dorëzimin e apartamentit. Një nga karakteristikat që e bën këtë rezidencë unike është 0% kosto për energjinë elektrike. Integrimi i paneleve diellore siguron një jetë të qetë dhe të qëndrueshme, duke reduktuar kostot familjare dhe duke kontribuar për një mjedis më të pastër. Arkitektura moderne me fasadë të pastër e minimaliste sjell një stil jetese bashkëkohor, ndërsa siguria dhe mirëmbajtja janë të garantuara nga një staf i dedikuar. Banorët përfitojnë nga shërbimi i recepsionit 24/7, pastërti e përditshme dhe monitorim i avancuar, për një eksperiencë jetese të qetë e të sigurt. Kompleksi është konceptuar si një qytet i vogël brenda qytetit, duke ofruar një sërë facilitetesh: universitetin UET që do të ndërtohet në afërsi, njësi shërbimi për çdo nevojë të përditshme, parkime të dedikuara nëntokësore, dy parqe natyrore të rrethuara nga blloqe rezidenciale, hapësira rekreative dhe sportive si palestër dhe ambiente sociale. Çdo detaj është menduar për t’u dhënë banorëve jo vetëm një apartament, por një stil jetese modern, ekologjik dhe të sigurt. Cmimi 1800 euro/m2 Cmimi total: 303,588 euro Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni.