Shitet apartament 1+1 në Don Bosko, Rruga Muzaket (pallatet Al-Mak). Apartamenti ka sipërfaqe 54 m² bruto dhe 49 m² neto, ndodhet në katin e 7-të të një pallati me ashensor dhe është i restauruar totalisht. Organizimi i brendshëm përfshin sallon ndenjeje me kuzhinë të integruar, një dhomë gjumi dhe një tualet. Ka orientim jug-lindje-perëndim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje të hapura. Prona është e përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.