Rruga e Barrikadave , Tirane
Jepet me qira apartament 2+1 pranë Rrugës së Barrikadave, i pozicionuar në katin e 4-t të një pallati të ri me ashensor. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 57 m² neto dhe 64 m² bruto, dhe ofron një ambient të organizuar në mënyrë funksionale me dy dhoma gjumi, një sallon me kuzhinë dhe një tualet. Ndodhet në një nga zonat më të qeta dhe njëkohësisht afër qendrës, me akses të shpejtë në çdo drejtim. Jepet totalisht i mobiluar dhe është i përshtatshëm për banim komod ose përdorim profesional. Ofrohet gjithashtu vend parkimi në katin -3 me pagesë shtesë prej 9,000 lekë në muaj. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.