Stadiumi Air Albania , Tirane
Apartament 3+1+2 për shitje pranë Stadiumit Air Albania, në një nga zonat më elitare dhe të kërkuara të Tiranës. Me një sipërfaqe prej 152.5 m² dhe i pozicionuar në katin e 7-të të një ndërtese të re me ashensor, ky apartament ofron një organizim të bollshëm dhe funksional, i përbërë nga tre dhoma gjumi, dy tualete, një sallon i madh dhe kuzhinë e veçuar. Ka pamje të lirë dhe orientim që lejon ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Prona disponon dokumentacion të rregullt dhe është e pajisur me hipotekë. Ideale për banim familjar ose investim në një nga zonat më të vlerësuara të kryeqytetit. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.