Bulevardi i Ri , Tirane
Në një nga zonat më moderne dhe në zhvillim të Tiranës, në kompleksin rezidencial Tirana Boulevard përgjatë Bulevardit të Ri, shitet një apartament komod dhe funksional 2+1+2 me orientim Lindje / Jug-Lindje, që ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Apartamenti ndodhet në një godinë të re dhe të mirëprojektuar, me sipërfaqe bruto 141.3 m² dhe neto 112.1 m², organizuar në një sallon me kuzhinë të konceptuar “open plan”, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe një ballkon. Projekti ofron cilësi ndërtimi dhe standarde bashkëkohore banimi. Çmimi total: 310,860 EUR Çmimi për m²: 2,200 EUR/m² Skema e pagesës: - Kësti 1: 60% me nënshkrimin e kontratës - Kësti 2: 30% brenda 6 muajsh - Kësti 3: 10% brenda 1 viti Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.