Rruga Shefqet Musaraj , Tirane
Shitet apartament modern 1+1 në Rrugën Shefqet Musaraj, në zonën e 21 Dhjetorit, përballë Ambasadës Kineze. Apartamenti ka sipërfaqe 65 m² bruto / 59 m² neto dhe ndodhet në katin e 11-të të një godine me ashensor. Prona është restauruar totalisht, me punime bashkëkohore, tavane të varura me izolim lesh guri dhe sistem modern ndriçimi me shina magnetike. Një apartament i gatshëm për banim ose investim, në një zonë qendrore dhe shumë të aksesueshme të Tiranës.