Ky ambient komercial ndodhet në Rrugën Lord Bajron në Laprakë, Tiranë, në një zonë strategjike me qarkullim 24-orësh dhe vizibilitet të lartë. Me një sipërfaqe prej 140 m² dhe një ballkon prej 26 m², ambienti ndariçohet natyralisht nga fasadat prej xhami në tre anë, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për reklamim vizual. Aktualisht i ndarë në pesë zyra dhe me dy tualete, hapësira mund të përshtatet në një koncept open space. Pozicionimi në katin e parë teknik të një ndërtese moderne dhe hyrja direkte nga rruga kryesore e bëjnë këtë ambient ideal për zyra, klinika, showroom, kurse ose aktivitete të tjera komerciale. Zona është e rehabilituar dhe ofron infrastrukturë të zhvilluar dhe akses të lehtë. Ambjenti mund të ndahet në dy njësi të pavarura prej 50 m² dhe 80 m², sipas nevojave të qiramarrësve që kërkojne hapësira më të vogla. Për më shumë informacion, na kontaktoni!