Ofrohet me qira apartament 1+1 me sipërfaqe 68m², i pozicionuar në katin e 11-të, me orientim veri-perëndim, që ofron ndriçim të bollshëm dhe pamje të këndshme. Apartamenti është i mobiluar dhe i organizuar në një ambient ndenje/ngrënie me ballkon dhe kuzhinë, një koridor shpërndarës, një tualet me dritare dhe një dhomë gjumi me ballkon. Për një komfort maksimal në çdo stinë, është i pajisur me 2 kondicionerë. Ndodhet në një zonë të aksesueshme dhe të preferuar për banim. Çmimi: 600€ në muaj. Mos e humbisni këtë mundësi – kontaktoni tani për më shumë informacion!