ByPass Palase-Drimadhe , Dhermi
Në zemër të një rezidence luksoze në Dhërmi, ofrohet për shitje një apartament magjepsës 2+1, i vendosur në katin e 5-të, që kombinon elegancën moderne me qetësinë absolute dhe një panoramë spektakolare të detit Jon. Ky apartament i mirëorganizuar ofron dy dhoma gjumi me tualete personale, një lavanderi të veçantë, si dhe një sallon të hapur me kuzhinën – krijuar për të ofruar rehati dhe stil jetese bashkëkohor. Të dy dhomat kanë dalje në ballkon, duke lejuar dritën natyrale dhe ajrin e pastër të detit të mbushin ambientin. Veçantia e këtij apartamenti qëndron në verandën e bollshme me pamje të mrekullueshme dhe pishinën private – një luks i rrallë për zonën. Një oaz privat me pamje plotesisht nga deti që përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin e jetesës mesdhetare. Çmimi: 785,000 Euro.