Gjiri Lalezit , Durres
Ky apartament elegant dykatësh ndodhet në një resort prestigjioz të ri që ofron akses dhe facilitete gjatë gjithë vitit. Vetëm 40 minuta larg nga kryeqyteti Tirana — një distancë që pritet të përgjysmohet me infrastrukturën e re që po ndërtohet — apartamenti ka akses të drejtpërdrejtë në pishinë dhe zonën e gjirit, si dhe ndodhet vetëm pak minuta në këmbë nga një plazh privat mahnitës. Kati i parë përfshin një kuzhinë, një banjo dhe një dhomë ndenjeje të ndriçuar që lidhet me një ballkon dhe një oborr 59.2m2 private, perfekte për relaks, me dalje të drejtpërdrejtë në pishinën e përbashkët dhe marinën. Kati i dytë ka dy dhoma gjumi dhe një banjo të dytë; njëra prej dhomave ka ballkon privat me pamje të mrekullueshme, ideale për çlodhje. Dritaret e mëdha dhe dyert prej xhami lejojnë dritën natyrale të përshkojë të gjithë hapësirën, duke ofruar pamje të qeta dhe relaksuese. Na kontaktoni për një vizitë.