Gjiri i Lalezit , Durres
Ky apartament elegant dupleks me 2 dhoma gjumi është pjesë e një resorti të ri luksoz që po ndërtohet në bregun e Gjirit të Lalzit, me standarde të larta ndërtimi dhe që ofron një gamë shërbimesh dhe facilitetesh premium. Projektuar për rehati dhe funksionalitet, apartamenti ofron ambiente të bollshme, ku kati përdhe përfshin një banjo moderne, kuzhinën dhe zonën e ngrënies, të ndara nga salloni i ndenjjes i cili ka dalje në një ballkon privat përmes dyerve të mëdha xhami – perfekt për relaks dhe për të shijuar pamjet. Një veçori e veçantë është oborri privat prej 59 m², ideal për krijimin e një oazi personal në natyrë, me mundësi për jacuzzi, kënd relaksi ose kopsht sipas dëshirës. Kati i sipërm përfshin dy dhoma gjumi dhe një banjo të dytë, ku dhoma matrimoniale ka ballkonin e saj privat. Disponohet edhe një vend parkimi me pagesë shtesë. Na kontaktoni për një vizitë dhe për të zbuluar këtë mundësi unike buzë detit.