Jepet me qira një apartament 2+1, se bashku me nje post parkimi, përballë kishës në zonën e Don Boskos, një nga zonat më të kërkuara dhe të aksesueshme në Tiranë. Apartamenti pozicionohet në katin e katërt të një pallati të ri buzë rruge, i pajisur me dy ashensorë dhe i mirëmbajtur në mënyrë të rregullt. Me një sipërfaqe prej 104 m², apartamenti ka një organizim të shkëlqyer të hapësirës. Hyrja të çon në një koridor të mirëstrukturuar që të drejton drejt sallonit të bollshëm, i cili është i kombinuar me kuzhinën e kompletuar. Ambienti ditor ka dalje në ballkon dhe përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, falë orientimit drejt rrugës kryesore. Një koridor i dytë shërben si shpërndarës drejt dy dhomave të gjumit dhe dy tualeteve, ku njëri prej tyre është me dritare. Të dyja dhomat e gjumit kanë akses në ballkon, duke e bërë hapësirën më funksionale dhe të ajrosur. Apartamenti ofron të gjitha kushtet për një jetesë të qetë familjare, me ambiente të ndriçuara dhe të komoduara. Pallati ndodhet në një zonë të zhvilluar me akses direkt në rrugë kryesore, ndërsa sheshi përpara ndërtesës ofron dyqane, lokale dhe hapësira të gjelbëruara, që shtojnë komoditetin e jetesës në këtë apartament.