Vilë 3-katëshe me bodrum të shfrytëzueshëm në Farkë, ndërtim cilësor i vitit 2004, e arreduar me shije dhe me materiale të përzgjedhura e të mirëmbajtura. Kati -1 përfshin ambient ndenje, vinotekë, depo, dhomë teknike, tualet dhe sauna/hamam. Në katin përdhe ndodhet një ambient i madh ndenje me oxhak dhe me verandë, si dhe kuzhinë me ambient ngrënieje me dalje direkte në oborr, së bashku me një tualet. Kati i parë ofron një dhomë matrimoniale me tualet privat, garderobë walk-in dhe ballkon, dy dhoma gjumi me ballkon të përbashkët dhe një tualet. Kati i dytë përfshin një dhomë gjumi, tea room dhe verandë të madhe. Dritaret e mëdha dhe të larta sigurojnë ndriçim natyral optimal, ndërsa kafazi i hapur i shkallëve dhe atriumi që zbret nga çatia deri në katin përdhe shtojnë madhështinë e hapësirës. Vila ofron ngrohje me kaldajë gazi dhe ftohje me kondicioner, si dhe kamera sigurie të instaluara rishtazi. Gjithashtu permban dhe nje oxhak funksional qe shperndahet ne te gjitha ambientet. Oborri prej 2,137 m² është i gjelbëruar, i mirëmbajtur, me pemë frutore, dekorative dhe lule shumëngjyrëshe. Në mes të tij ndodhet një tavolinë me karrige druri, ideale për relaks në natyrë. Parkim i siguruar për disa makina. Sipërfaqja prej 431 m² që ofrohet për qira përbën gjysmën e vilës dhe jepet me çmimin 3,500 euro/muaj i negociueshëm. Gjysma tjetër është me të njëjtën strukturë dhe ndarje hapësirash, por është pjesërisht e përfunduar dhe aktualisht të gatshme për banim janë vetëm dy kate. Mund të negociohet edhe për qiranë e gjysmës së vilës me një çmim preferencial shtesë. Në oborr ka vend të dedikuar për 4 poste parkimi. Pervecse për banim vila mund të përshtatet shumë mirë për klinika private, qendër rehabilitimi, agjensi eventesh, zyra, etj. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, mos hezitoni të na kontaktoni.