Rruga Myslym Shyri , Tirane
Shitet apartament 1+1 i mobiluar, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit – Rruga Myslym Shyri, pas Gjykatës së Tiranës dhe pranë shkollës “Pjetër Budi”. Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të një pallati ekzistues dhe ofron një mundësi shumë të mirë si për banim, ashtu edhe për investim në një nga zonat me kërkesën më të lartë për qira. Ka një sipërfaqe neto prej 42 m² dhe është orientuar në jug–lindje–perëndim, duke përfituar ndriçim natyral të bollshëm gjatë gjithë ditës. Ambienti përbëhet nga një dhomë gjumi, një ambient ndenjeje me kuzhinë të përfshirë, një tualet dhe është totalisht i mobiluar me kushte moderne. Afërsia me qendrën, institucionet publike, linjat kryesore të transportit dhe zona të njohura komerciale, e bën këtë pronë zgjedhje ideale për jetesë ose për gjenerim të të ardhurave të qëndrueshme nga qiraja. Çmimi i shitjes: 135.000 euro. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, na kontaktoni.