United Towers, përballë Parkut Olimpik , Tirane
Në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, ofrohet për shitje një apartament modern 1+1 i pozicionuar në katin e 7 të një ndërtese të re dhe bashkëkohore. Apartamenti ka një organizim funksional që përfshin një dhomë gjumi, ambient ndenjeje dhe kuzhinë të përbashkët, një tualet, një koridor shpërndarës dhe një ballkon me orientim jugor, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Me një sipërfaqe neto prej 66 m² dhe bruto 83 m², ky apartament është zgjedhje ideale për banim komod ose investim afatgjatë. Zona ofron qetësi dhe komoditet, si dhe një pozicion strategjik pranë unazës së madhe, shkollave, qendrave tregtare, restoranteve dhe Parkut Olimpik. Godina pritet të përfundojë në vitin 2028, duke garantuar standarde të larta ndërtimi dhe jetese. Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë!