Mjull-Bathore, Rruga Elbasanit , Tirane
Shitet apartament 2+1 me sipërfaqe bruto prej 168.64 m², i pozicionuar në katin e parë të Rezidencës By Long Hill në Farke, vetem 5 minuta larg qëndres së Tiranës. Apartamenti në ndërtim ofron një organizim modern dhe funksional, me dy dhoma gjumi, secila me banjo private, si dhe një tualet shtesë për përdorim të përbashkët. Përfshin gjithashtu një depo praktike, një ballkon dhe hapësira të mirëshfrytëzuara për jetesë komode. Rezidenca është e rrethuar nga natyra me gjelbërim, arkitekturë bashkëkohore, me pamje mahnitëse. Në çmim përfshihen edhe dy poste parkimi, duke e bërë këtë pronë një mundësi të shkëlqyer për familje që kërkojnë rehati, hapësirë dhe akses të shpejtë në daljet kryesore të qytetit. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.