Rruga Vilave , Tirane
Shitet apartament modern në “By Long Hill Residence”, një nga rezidencat më të kërkuara pranë TEG-ut, në zonën elitare të Lundrës. Me sipërfaqe bruto prej 168.66 m² dhe neto 150.81 m², apartamenti ofron një organizim funksional me 2 dhoma gjumi, 3 tualete, lavanderi dhe një ballkon të bollshëm me orientim Jug-Lindje. I pozicionuar në katin e dytë të një godine 5-katëshe, apartamenti është një zgjedhje e shkëlqyer për banim familjar ose investim afatgjatë, duke përfituar nga qetësia e zonës dhe afërsia me qendrën tregtare TEG dhe infrastrukturën kryesore të qytetit. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.